
Ministrat e qeverisë Thaçi ankohen se nuk kanë zëvendësa, ç′ka i shkaton atyre ngarkesë në punë. Besim Beqaj, Ministri për Zhvillimin Ekonomik është pa zëvendës dhe ai thotë se mungesa e zëvendësve paraqet ngarkesë të madhe në punë. “Është e sigurt qe zëvendësministrat janë një hallkë shumë e rëndësishme në funksionimin e cilësdo ministrie. Nuk ka dyshim qe mungesa e tyre ndihet dhe se paraqet ngarkesë shtesë për ministrin”, ka thënë Beqaj për Kohën Ditore. Nga ana tjetër Kryeministri Thaçi ka vazhduar të premtojë se shumë shpejt do të bëhen emërimet./aktiv