Pas Serbisë, edhe Rumania konfirmoi se presidenti i saj, Trayan Basesku, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Varshavës, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. “Rumania nuk mund të jetë prezente në një ngjarje me një entitet të panjohur”, thuhet në njoftim
Shteti rumun është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pjesëmarrjen në takim, për shkak të prezencës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do ta bojkotojë edhe Serbia, ndërkohë që Sllovakia ka paralajmëruar pjesëmarrjen.
Në Samitin e Varshavës, i cili do të mbledh liderët e shteteve të Evropës, do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan, Barack Obama. Aktiv