Jahjaga takohet me Obamën

Presidentja Atifete Jahjaga, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka përcaktuar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj.
I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.
Në një njoftimim për media të Zyrës për Informim të Presidencës, thuhet se presidentja Jahjaga do të flasë për pavarësinë e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve, për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës, për barazinë nacionale, harmoninë fetare dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut, për bashkëpunimin rajonal për ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.
Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë samiti është domethënëse, sepse Kosova është ftuar nga mikpritësi, presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski.Aktiv