Rossi, afër Barcelonës

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi është në prag të transferimit te rivali nga La Liga, Barcelona. Sipas radiostacionit Cadena Ser, gjiganti katalan ka arritur marrëveshje me reprezentuesin italian për një kontratë deri në vitin 2015 dhe është afër të finalizojë me sukses bisedimet me Villarrealin. Rossi pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 30 milionë euro, vlerë e cila mund të zbritet në rast se klubi nga Nou Camp ofron edhe ndonjë futbollist (Dos Santos dhe Jeffren) si pjesë të marrëveshjes.