PlayBook i kompanisë RIM ka probleme me sistemin operues, kështu që kjo kompani ka tërhequr 1000 tablo nga tregu. Me PlayBook, i cili është lansuar në treg para një muaji, RIM po mundohet t’i bëjë konkurrencë iPad-it të Apple-s dhe të tërheq klientët biznesmenë, të cilët paraqesin potencial të madh.
Tërheqja ka përfshirë vetëm modelet prej 16 gigabajtëve, për shkak të problemeve me inicimin e programit. RIM ka bërë të ditur se tablotë në të cilat është identifikuar kjo prishje, me siguri se gjenden ende në rrjetet e distributorëve dhe jo në duart e klientëve.