Refuzohet apeli i Romës për De Rossin

Apeli i Romës për reduktimin e dënimit për Daniele de Rossin është hedhur posht nga gjykata federale e Serie A, megjithatë apeli është aprovuar vetëm për Perrotën.

De Rossi mori pezullimin me tri ndeshje pas kartonit të kuq të marrur në takim me Barin kur goditi lojtarin e kësaj skuadre Bentevoglion me bërryl në fytyrë.

Komisioni disiplinor e mori vendimin për të pasi i shikoj gjirimiet e ndeshjes dhe të incidentit.

Ata megjithatë vendosën që të reduktojën denimin e Perrotës, rast i cili u gjykua të jetë më i lehtë se i De Rossit. Perrota e bëri një goditje ndaj Masiellos. Denimi i tij u reduktua nga tre në dy ndeshje moslojë.

Kjo do të thotë se De Rossi për këtë sezonë nuk do të luaj më ndërsa Simone Perrota do të rikthehët në takimin e fundit të Romës ndaj Sampdorias.