Sulmohet sërish Facebook-u
Facebook është përsëri nën sulmin e “spam-ëve”! Në mesin e shumicës së përdoruesve të këtij rrjeti shoqëror është përhapur “spam-i” i cili mund të dallohet nga porosia “See what you’ll look in the future”.
“Spam-i” i ri përhapet automatikisht te të gjitha miqtë tuaj dhe atë pa pëlqimin dhe miratimin tuaj. Andaj ju me siguri që në “wall-in” tuaj do ta gjeni fotografinë e plakut të cilin ua dërgoi miku me linkun “See what you’ll look in the future” (Shiko si do të dukesh në të ardhmen).
Kur të shtypni në këtë link, do të drejtoheni kah faqja “Facebook Fan” me “iframe” në të. Facebook momentalisht është duke i nxitur përdoruesit të shfrytëzojnë “iframe” për dizajnimin e faqes, ndërsa kjo përdoruesve neglizhente do t’i mundësojë që të shtojnë kodin e dëmshëm brenda “fan” faqes, në të cilën është i vendosur, dhe atë në drejtim të serverëve tjerë.
Për përdoruesit që nuk dyshojnë kjo do të duket si “fan” faqe e thjeshtë me tastin “Show Me”, megjithatë kur të klikoni në këtë link kjo faqe do të kërkojë nga ju të shtypni: CTRL+C, ALT+D, Ctrl+V dhe Enter.
Ajo që do të ndodhë pastaj është se komanda CTRL+C do të kopjojë kodin në “clipboard-in” tuaj, kur të shtypni ALT+D do të përcaktoni shiritin e adresës dhe në fund kur të shtypni CTRL+V ky kod do të ngjitet në shiritin tuaj të adresave.
Me shtypjen në “Enter” kjo gjë do të fillojë të ekzekutohet. Pas kësaj pa dijen tuaj kjo “e dhënë” do të shkojë te miqtë tuaj në Facebook dhe në mënyrë të njëjtë do të mundojë t’i mashtrojë edhe ata. Për këtë jeni të kujdesshëm dhe mos bini pre e këtij mashtrimi.