Ancelotti dhe Wenger mbrojnë Fergusonin


Menxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është akuzuar nga Federata Angleze se ka shkelur rregullat e federatës.

Sipas FA Ferguson gjatë ndeshjes me Chelsean i kishte thënë arbitrit Howard Web ‘referi më i mirë për punë’ që sipas FA ka shkelur rregullat e saj, dhe është akuzuar për sjellje të pahijshme.

Por pas kësaj pati shumë reagime ku më kryesoret ishin të menaxherit të Arsenal, Wenger dhe atij të Chelseas, Ancelotti.

”Kjo ishte një goditje e rëndë” tha Wenger.

”Ai ka të drejtë të bëjë opinione.Për mua ky nuk do të ishte ndonjë problem i madh.Unë nuk do ta akuzoja atë, unë mendoj se foli pozitivisht për Howard Web” tha Ancelotti.

Sipas raporteve Ferguson mundë të humbas deri në pesë ndeshje dënim.