Sipas raportimit të gazetës “Marca”, pasi që e kanë sjellë Nuri Shahin dhe janë shumë afër marrëveshjes me Hamit Altintop, Real Madridi tashmë e ka gjetur cakun e ri.
Kësaj radhe bëhet fjalë për një dëshirë që shumë vështirë mund të realizohet, sulmuesin e rivalit lokal, Atletico Madridit, Sergio Kun Aguero.
“Marca” njofton se angazhimi i Agueros është kërkesa e trajnerit Jose Mourinho, i cili i ka këshilluar krerët e klubit që të shesin francezin Karim Benzema ose brazilianin Kaka dhe kështu të sigurohen paratë për Agueron.
Sulmuesi argjentinas para pak kohësh ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Atletico, mirëpo megjithatë e ka porositur klubin që t’i dëgjojë ofertat e kësaj vere. Ndërkohë, agjenti i Agueros është parë në Torino, duke biseduar me zyrtarët e Juventusit.