Lugina kërcënon Serbinë

Janë të injoruar në çdo aspekt nga Beogradi, kanë gjendje të rëndë ekonomike, papunësi të madhe, prandaj, prej pasluftës, ikja e tyre nga Serbia ka ndodhur në vazhdimësi. Por, veçmas pas liberalizimit të vizave për Serbinë, shqiptarët nga Lugina e Preshevës: Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, kanë lëshuar me të madhe shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në vende të ndryshme të Evropës.

Serbia asnjëherë nuk është marrë me këtë çështje seriozisht, ndërsa sot ajo është e shqetësuar pasi që ditët e fundit ka marrë vërejtje të mëdha nga Bashkimi Evropian se mund të humbë liberalizimin e vizave për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, thotë për “Zërin”, Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

“Me vite të tëra shqiptarët kanë ikur prej këtyre vendeve dhe asnjëherë në Parlamentin serb nuk është diskutuar për këtë punë. Tani, pse po iu rrezikohet liberalizimi i vizave, kanë fi lluar të shqetësohen”, u shpreh Halimi për gazetën.

Ai tregon se arsyet e ikjes së shqiptarëve prej Luginës kanë të bëjnë me papunësinë, ku 70 për qind e tyre janë të papunë.