Ekipi gjerman i Bundesligës, Borussia Dortmund, që gjatë këtij sezoni u shpall kampion, duket se është shumë pranë blerjes së mesfushorit me origjinë kosovare të Baselit, Xherdan Shaqiri.
Siç bëjnë të ditur mediat gjermane, Dortmundi është i vendosur të arrijë sa më parë një marrëveshje për Shaqirin, duke qenë se konkurrenca për mesfushorin që luan me kombëtaren e Zvicrës është shumë e madhe.
Dortmundi ka qenë një nga ekipet që është interesuar prej kohësh për Shaqirin dhe tashmë duket se ka vendosur të hedhë hapa konkretë. Shaqiri ka një kontratë valide me Baselin, e cila skadon në vitin 2014.
Vlera e kartonit të tij mendohet se sillet prej 7-10 milionë euro. Ai është shprehur më parë se ka dëshirë të luajë në Gjermani, por tek rivalët e Dortmundit, Bayern Munchen.
Shaqiri pritet në Dortmund të zëvendësoj mesfushorin Nuri Shahin, i cili tashmë është lojtarë i Real Madridit.