Super talenti Leandro Damiao pas paraqitjeve brilante në dy muajt e fundit duket se ka kapur interesimin e kampionëve të spanjes, Barcelonës
Gjigandët Katalanas janë të interesuar të shtojnë një sulmues të ri në skuadër dhe kohëve të fundit janë përmendur emra si Giuseppe Rosi i Villarrealit dhe Neymar i Santos por tani duket se vëmendja do të kthehet ka lojtari i Internacionalit, Damiao.
Barcelona tashmë e ka shtuar në listë dhe ka dërguar agjentët për bisedime pasi që e konsiderojnë si alternative më të lirë se Rossi e Neymar.
Damiao filloj karrierën e tij me klubin Atheltico Ibirama para se të bashkohet me klubi aktual ku ka qenë ndër lojtarët kyc të skuadrës.
Përvec Barcelonës ylli Brazilian ka qenë i lidhur edhe me kalime te skuadrat si Roma, Juventus, Benfica dhe Tottenham. Oferta 15 milionëshe duket se mund të bëjë Internacionalin të lëshoj lojtarin.
