Policia s’ka fuqi në veri


Aksioni i fundit në veri të Kosovës, ku është arrestuar serb Jevrosie Pantelic është kryer nga EULEX-i dhe KFOR-i , por pra praninë e Policisë së Kosovës dhe kjo, sipas shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac është bërë ngase Policia e Kosovës në veri nuk është e aftësuar për aksione të tilla.
Në një intervistë për Zërin, ish komandanti i KFOR-it, francezi Marnhac thotë se Policia e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës është polici e komunitetit, ndërsa EULEX-i në këtë pjesë të vendit, sipas tij, ka mandat ekzekutiv.
Në veri të vendit, ai pranon se nuk është gjetur zgjidhje për kthimin e gjykatësve e prokurorëve serbë dhe shqiptarë, por thotë se është duke u punuar në këtë drejtim.
Ndonëse kthimi i gjyqtarëve vlerësohet të jetë çështje politike, Marnhac këtë temë do ta diskutojë edhe në vizitën e javëve të ardhshme që do ta ketë në Beograd.
Pranon është kritikuar nga politikanë të Kosovës dhe thotë se ndoshta Bajram Rexhepi e Hajredin Kuçi i kanë arsyet e veta pse i kanë adresuar kritika. Thotë që institucionet e Kosovës duhet të jenë të gjendje disa punë t’i kryejnë vetë.
Marnhac nuk dëshiron të flasë në detaje për raste konkrete që EULEX-i është duke i hetuar, por thotë se janë duke hetuar shumë raste. Për hetime të mira ai përsërit faktin se nevojitet shumë kohë.Aktiv