Rrjeti i Grave fton qytetarët në ecje, të premten, në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar për të dënuar në këtë mënyrë vrasjen e 27 vjeçares, Diana Kastrati dhe të kërkohet përgjegjësi nga institucionet.
Vrasja që ndodhi ditë më parë si pasojë e dhunës në familje, ku humbi jetën Diana Kastrati (27), jashtë mase shqetësoi qytetarët e Kosovës dhe neve si Rrjeti i Grave të Kosovës, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave.
Më tej, bëhet e ditur se ky është rasti i katërt brenda një vitit ku gruaja humb jetën si pasojë e dhunës në familje.
“Ne kërkojmë angazhim të menjëhershëm nga ana e policisë për të gjetur dhe ndjekur penalisht autorin e krimit. Më tej, ne kërkojmë që Ministria e Drejtësisë të nxisë gjykatat që të përshpejtojnë këtë dhe raste të tjera ende të pa zgjidhura që lidhen me çështjen e dhunës në familje”, thuhet në reagim.
Rrjeti i Grave i bën thirrje qytetarëve t’iu bashkëngjiten në një ecje e cila do të mbahet të premten, më 20 maj 2011 në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar, për të shprehur hidhërimin ndaj institucioneve, të cilat kanë dështuar të përmbushin detyrat e tyre.