Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, i cili do të bëjë paraqitjen e fundit në fanellën e kampionit të ri të Italisë kundër Udinezes, është shumë afër kalimit te Juventusi ka thënë agjenti i tij Tullio Tinti.
“Ende kanë mbetur disa detaje për t’u zgjidhur, mirëpo mendoj se Pirlo është në rrugë për te Juventusi. Në ca ditë të ardhshme ai do të marrë vendimin e plotë por mendoj se Juventusi është kandidati kryesor”, tha Tinti.
Ndërkohë një lajm i mirë te kampioni ka ardhur se mesfushori Masimo Ambrosini ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër duke lënë kështu Clarence Seedorfin të vetmin futbollist në Milan ende pa të ardhme të qartë.