Në fakt, futbollistët e skuadrës kuqezi kanë bojkotuar dy stërvitjet e fundit dhe janë shprehur këmbëngulës se nuk do ta luajnë as ndeshjen kundër Ferizajt, në rast se drejtuesit e klubit nuk ua shlyejnë borxhin. Këtë e ka konfirmuar të premten, për gazetën, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili shpreson se megjithatë në fund ndeshja do të zhvillohet. “Futbollistët janë të revoltuar, pasi gjatë gjithë stinorit pranveror kanë marrë vetëm një pagë. Për këtë arsye, ata, kanë bojkotuar dy stërvitjet e fundit. Zhvillimi i ndeshjes është në dyshim dhe gjithçka varet nga futbollistët nëse do të pranojnë të luajnë. Kryesia ka premtuar se së shpejti do t’i japë pagat e prapambetura, tash të shohim çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Lushtaku. Me gjithë situatën jo të mirë, timonieri i kuqezinjve beson se nëse lojtarët do të paraqiten në fushë, atëherë fitorja nuk do të vihet në dyshim. “Unë kam besim tek lojtarët e mi. Nëse ata vendosin të luajnë, atëherë nuk dyshoj në angazhimin e tyre maksimal. Kemi nevojë për pikët e plota të këtij takimi, për t’u larguar përfundimisht nga zona e rrezikshme dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka nënvizuar Lushtaku. Në anën tjetër, ferizajasit nuk e shohin si përparësi situatën nëpër të cilën po kalon klubi nga Skenderaj. “Shumica e klubeve në Kosovë gjatë këtij edicioni kanë kaluar nëpër kriza të tilla. Jemi në një situatë ku pikët i kemi tejet të domosdoshme, mirëpo nuk do të ishte mirë për futbollin kosovar dhe veçmas atë drenicas nëse kjo ndeshje nuk do të zhvillohej. Ne më me dëshirë do t’i fitonim pikët me lojë se sa në tavolinë dhe besoj se në fund futbollistët e Drenicës do të zbresin në fushë. Edhe në këtë ndeshje shkojmë me ambiciet tona për rezultat pozitiv. Jemi ende në garë për mbetje në elitë dhe do të bëjmë çmos që t’i mbajmë gjallë shpresat për t’iu shmangur dy pozitave të fundit. Drenica është favorite për shkak se luan para tifozëve të vet, por ne po kalojmë në një formë të mirë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të marrë rezultatin e duhur”, është shprehur Selmani. Ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Fitim Sadriut, i cili u dënua nga Komisioni Disiplinor me tri ndeshje moslojë, derisa nuk ka vendosur ende nëse do t’i inkuadrojë Faton Sylën dhe Egzon Shabanin, të cilët për shkak të tre kartonëve të verdhë duhet të pushojnë në njërën prej dy sfidave të ardhshme.
Kuqezinjtë kërcënojnë me bojkot të ndeshjes