‘HP’ nxjerr në treg mausin e parë ‘Wi-Fi’

Kompania ‘HP’ ka nxjerrë në treg mausin e parë ‘Wi-Fi’, i cili i mundëson shfrytëzuesit një përdorim të lehtë pa kabllo dhe pranues të jashtëm.
Mausi në fjalë është paraqitur në Forumin “HP Personal Computing Accessories Forum 2011” në Kanë, në kuadër të ofertës së re të pajisjeve kompjuterike shtesë, ku përfshihen edhe ueb kamerat kulmore. Të gjitha pajisjet shtesë karakterizohen nga një dizajn elegant dhe modern, i cili kënaqë nevojat e përdoruesve individualë, por edhe të kompanive. “Wi-Fi Mobile Mouse” i kompanisë HP ka thënë se, mausi i ri, ka një formë të tillë që rri shumë mirë në dorë dhe paraqet një revolucion të vërtetë teknologjik, meqë në tërësi eliminon kabllot dhe pranuesit e jashtëm, gjë që shfrytëzuesit i jep një liri më të madhe. Ky maus i kualitetit të lartë lidhet lehtë me pranuesin e inkorporuar ‘Wi-Fi’ të kompjuterit.