Së voni janë paraqitur dy modele të reja të celularëve “Blackberry” – ‘Bold 9900’ dhe ‘9930’, të cilët që më parë janë të njohur me emrin “Bold Touch”.
Edhe pse për nga dizajni nuk kanë shumë dallime nga “Blackberry” gjatë dekadës së fundit, modelet e reja megjithatë ofrojnë shumë risi mbresëlënëse.
Para së gjithash, ekziston një mundësi më e madhe e zgjedhjes së rrjeteve të cilat përshtaten me këta telefona (4G, CDMA dhe GSM), ku që të dy telefonat kanë një procesor tepër të shpejtë ‘Snapdragon’, me 1.2 GHz, kamerën prej 5 megapikselësh, NFC (komunikimi ‘near-field’), memorien prej 8 GB dhe një kombinim të zakonshëm të lidhjes ‘Wi-Fi’ dhe ‘Bluetooth’.
Të dy këta celularë do të përdorin një sistem krejtësisht të ri operativ – sistemin 7, i cili do të mundësojë një shfletues më të shpejtë të internetit.
Këta celularë kanë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje ‘VGA’ me 2,8 inçë, e duhet të themi se bëhet fjalë për celularët më të hollë “Blackberry” deri tani, me një trashësi prej vetëm 10,5 mm.