Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Ugandës

Behgjet Pacolli, zëvendësikryeministri i parë në Kosovë ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Ugandës, Sam Kutesa. Ata u takuan ne qytetin Kampala të këtij shteti ku kanë biseduar për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova gjatë procesit të integrimit në strukturat Euroatlantike. 
Nesër, zëvendëskryeministri i Kosovës do të takohet me Presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni, në një ceremoni shtetërore të organizuar posaçërisht për nder të tij, thuhet në komunikatën e shtypit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit./aktiv