Mali i Zi: Ka përfunduar koha e ndarjeve

Idetë e disa zyrtarëve të Beogradit për ndarjen e Kosovës, janë quajtur ëndrra të parealizueshme nga Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Roçen. Këtë deklaratë ai e bëri në fund të vizitës së tij në Kosovë, ku dhe shprehu mendimin e tij se koha e ndarjeve në rajon ka përfunduar ndërsa tani është koha e proceseve integruese. 
Ai është takuar me presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi dhe me homologun e tij Enver Hoxhaj, raportojnë mediat kosovare. 

Në të gjitha këto takime është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. 

Ministri Hoxhaj, dhe homologu i tij malazez, Roçen, kanë rënë dakort që ngritja e bashkëpunimit ndërshtetëror në nivel ambasadash të realizohet vitin e ardhshëm/aktiv