70 mijë euro për vërshimet

 Kuvendi komunal i Prishtinës me kërkesë të kryetarit Isa Mustafa, vendosi unanimisht të ndaj 70 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet para 4 ditëve. Këto para janë vetëm si ndihmë emergjente për familjet e dëmtuara, ku shumica prej tyre do të marr nga 500 euro. Sipas kryetarit Mustafa, familjet që nuk kanë pas dëme të mëdha do të marrin me pak para. Ai deklaroi se do të kërkoi nga pushteti qendror ta ndihmojë komunën me para në mënyrë që rreth 140 që llogariten se janë dëmtuar nga vërshimet, tu dilet në ndihmë në riparimin e dëmeve tjera, meqë buxheti i ndarë për to tash është vetëm fazë e parë emergjente.