Jahjaga: E prisnim arrestimin e Mlladiç

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur arrestimin e Ratko Mlladiç, të akuzuarit për krime kundër njerëzimit në Bosnjë. 
“Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiç është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij”, thuhet në deklaratë. 

“Dërgimi i Mlladiçit në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxiti luftërat në ish-Jugosllavi, duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve. 

Ky rast do të shërbejë për nxitje, që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara”, thuhet në deklaratën e presidentes. /aktiv