
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që votat e fletëve të kontestuara do t’i shtohen tabelës përmbyllëse të rezultatit të KZAZ-së nr. 47 në Tiranë, që i përket njësisë bashkiake nr. 3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me fletët e votimit të kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara, ku nga hapja e 8 kutive, 10 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite qe po hapen ne keto momente i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3. Në këtë mbledhje do të vazhdohet me hapjen e kutive të tjera të mbërritura në KQZ, ku do të vazhdojë numërimi i fletëve të kontestuara. /aktiv