
hefat e Barcelonës janë duke konsideruar seriozisht një ofertë për sulmuesin veteran të Atletico Madrid, Diego Forlan shkruan e përditshmja spanjolle Sport. Shqetësimet financiare të Barças kanë detyruar kampionët e saposhpallur të Spanjës të kenë kujdes me shpenzimet në afatin kalimtar të verës. Në listën e gjatë të Barcelonës poashtu janë edhe sulmuesit, Alexis Sanchez (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal) dhe Neymar (Santos), por shefat e sektorit të transfere Andoni Zubizarreta dhe Josep Maria Bartomeu nuk janë më të gatshëm të rrezikojnë anën financiare të klubit. Në vend të kësaj, sulmuesi uruguajan, Diego Forlan nga ana e trajnerit katalanas, Pep Guardiola shihet si zëvendësues i sulmuesit spanjoll , David Villa në rast të ndonjë lëndimi gjatë sezonës së ardhshme. Për transferimin e 32 vjeçarit janë të interesuar edhe Besiktas, Juventus por edhe rivalët e përbetuar të katalanasve, Real Madrid. Vlera e uruguajanit sipas uebfaqes së specializuar për shitjen e futbollistëve transfermarkt.de konsiderohet rreth 10 milionë euro. /aktiv