Këto lëndime janë shkaktuar derisa Stefanovic takohej me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, në objektin qeveritar, që ndryshe njihet si ish – Rilindja. Aktualisht, kryeministrja Edita Tahiri është duke zhvilluar takimin me homologun e saj serb, në ndërtesën e vjetër të Qeverisë, e cila ndodhet në sheshin Skënderbeu.
Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me gurë në drejtim të Qeverisë së Kosovës, duke thyer xhama të ndërtesës së qeverisë dhe vetura zyrtare. Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, ka deklaruar se dhjetë pjesëtarët e lënduar të forcave të rendit janë në gjendje më të rëndë.
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Stefanovic, po qëndron në Kosovë për të zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve vendore në kuadër të “dialogut teknik”, i cili nisi në mars të këtij viti me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në Bruksel.