Ministri Rexhepi viziton Brukselin

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite Rexhepi pritet të takohet me homolog nga shtetet e Beneluksit dhe të nënshkruhen marrëveshje për ripranim.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se nënshkrimi bëhet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit, me ministrin për Punë, Punësim dhe Integrim të Luksemburgut, Nicolas Schmit, me ministrin për Imigrim dhe Azil të Holandës, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit për Migrim dhe Politika të Azilit të Belgjikës, Melchiior Wathelet.

Marrëveshjet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit do të nënshkruhen të enjten dhe kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në këto shtete dhe si dhe liberalizimin e vizave. Këto marrëveshje janë në vazhdimësi të punës së MPB-së për agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

Po ashtu ministri Rexhepi gjatë këtij udhëtimi zyrtar do të ketë takim me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku do të diskutoj për sigurinë në Kosovë dhe për tema të tjera.