Ministri Çeku e viziton Turqinë


Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Vecdi Gonul, ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku do ta vizitojë Turqinë nga 10 deri më 13 maj.

Gjatë vizitës, ministri Çeku do të merr pjesë në Panairin Internacional të Industrisë së Mbrojtjes, “IDEF 2011”, i cili është i dhjeti me radhe dhe këtë vit organizohet në Stamboll.

Pjesëmarrja në këtë panair shihet si mundësi e promovimit të lidhjeve të mira ekzistuese dhe fillimin e thellimit e bashkëpunimin në të ardhmen.

“Në këtë panair do të marrin pjesë shumë ministra të mbrojtjes nga e tërë bota, dhe kjo është një mundësi për takime të shumta bilaterale në interes të FSK-së dhe Kosovës”, thuhet në një njoftim të MFSK-së.