Ndahen DiCaprio e Bar Rafaeli
Los Angeles, 9 maj - Leoonardo DiCaprio dhe manekinia izraelite, Bar Rafaeli, kanë ndërprerë lidhjen shumëvjeçare.
Aktori hollivudian ishte për 6 vjet në lidhje me manekinen 25-vjeçare, dhe sipas medieve amerikane, arsye për ndarje ishin grindjet e shpeshta.
“Kam mbushur 35 vjet dhe gjërat i shoh ndryshe. Jam më serioz, nganjëherë ndoshta edhe tepër, por kjo është vetëm se dua zgjidhje që kanë kuptim”, ka thënë DiCaprio.
Të dytë kishin edhe më parë probleme në lidhje, dhe para dy vjetëve u ndanë për disa muaj.
DiCaprio e Rafaeli filluan lidhjen më 2006, ndërsa Leonardo para kësaj ishte në lidhje me manekinen Gisele Bundchen.