Me tensione nis mbledhja e KQZ-së



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë ka nisur sot mbledhjen, megjithë tensionet që janë shkaktuar jashtë sallë. Deputetët socialistë janë përpjekur të hyjnë me forcë brenda KQZ-së, por janë penguar nga forcat e policisë, të cilat janë përforcuar edhe nga trupa speciale të RENEA-s, raporton TCH. 
Ndërkohe ka nisur mbledhja e KQZ-se qe është tepër e rëndësishme, pasi mund te shpallet rezultati i zgjedhjeve për kreun e Bashkisë se Tiranës. 
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-, Njazi Kosovrasti, deklaroi se çdo vote do te numërohet dhe vullneti i qytetareve do te lexohet: "Fleta e votimit nuk është e pavlefshme, kur është hedhur ne kutinë e gabuar". 
Kurse përfaqësuesi i PS-se ne KQZ, Genc Gjoncaj, kërkoi praninë e deputetëve socialistë në mbledhje. 
Kreu i KQZ-së, Ristani, u shpreh se mbledhja është publike, pasi mbahet në prani të kamerave. Por ai theksoi se deputetët nuk mund të lejohen në sallë. 
Sipas TCH, nënkryetarja Dëshira Subashi, kërkoi "mbrojtjen e shtetit", pasi u shpreh se ndihen të kërcënuar