Nerazzurët kanë mbajtur gjallë shpresat për ta fituar një trofe këtë sezon duke u kualifikuar në finale të Coppa Italia.
Me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 (1-0 në Olimpico dhe 1-1 në Meazza), Interi e ka eliminuar Romën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Gjysma e parë e takimit nuk dha shumëçka për t’u shijuar dhe u mbyll me rezultatin e fillimit.
Ndërsa në pjesën e dytë (58’), Samuel Eto’o regjistroi golin e 34 të sezonit në të gjitha garat duke ia siguruar finalen ekipit të tij.
Marco Borriello shënoi me kokë (84’) për t’i dhënë shpresa Romës për kualifikim eventual, mirëpo në vazhdim Giallorossët nuk e shënuan golin që i dërgonte në finale.
Në finalen e 29 majit, Interi do të luajë kundër Palermos që në gjysmëfinale eliminoi Milanin.