Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola e ka krahasuar kundërshtarin e tyre në finale të ligës së kampionëve Manchester United, me rivalin e përbetuar të La Ligas Real Madrid.
“United janë jashtëzakonisht të fortë dhe të ngjashëm me Real Madridin. Ata punojnë shumë dhe është shumë e vështirë për t’iu shkaktuar probleme. Prandaj, duhet që të jemi shumë të kujdesshëm sepse ata mund të shënojnë kundër jush pas qdo kundërsulmi. Ne duhet të dimë si të luajmë në finale duke marrë parasysh se si luajnë Manchesteri dhe ta përshtatim me mënyrën tonë”, tha Guardiola.