Ylli i adoleshentëve, Justin Bieber, ditëve të fundit është zemëruar pasi ka dëgjuar se në treg është paraqitur një lloj i ri i marihuanës me emrin e tij.
Këtë e bënë shpërndarësit nga Toronto, të cilët kanë nisur ta shesin drogën me emrin “JB Kush” dhe ajo tani për tani shitet në rrugët e Kanadasë, nga e ka origjinën Justin Bieber.
Në të njëjtën kohë, disa faqe në internet shkruajnë se marihuana është paketuar në qese, në të cilat janë shkruar vargje të këngëve të këngëtarit të ri. Edhe pse nuk ka dashur të japë komente zyrtare në lidhje me këtë situatë, Justin ka pyetur avokatët e tij nëse mundet disi të ndërpresë abuzimin me emrin e tij./aktiv