Publikohet fotografia e re ish-komandantit të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç. Gazeta serbe “Politika” ka publikuar sot fotografinë e Mlladiç i cili u arrestua ditën e djeshme duke e krahasuar atë edhe me foton e vitit 1995.
Gazeta e paraqet Mlladiçin të lodhur, të zbehtë e me kapele i cili u arrestua të enjten në mëngjes, afër Zrenjaninit, dhe kishte 16 vjet që po fshihej nga drejtësia.
Mbrëmjen e së enjtes në Beograd dhjetra nacionalistë ekstremistë serbë u grumbulluan për të kundërshtuar arrestimin e Ratko Mlladiç.
Ata mbanin në duar foto të tij dhe parulla nacionaliste si dhe thërrisnin në kor emrin e tij. /aktiv