Spears dobësohet për "hakmarrje"

Sekreti i Britney Spears për humbjen e shpejtë të kilogramëve duket se është ish-burri i saj, Kevin Federline. Kur vendosi të rikthehej në skenë, këngëtarja u dobësua për inat të tij. 
“E bëri për shkak të Kevin-it. E dashura e tij është shtatzënë dhe për këtë arsye Britney deshi të hakmerrej. Ajo mendon se mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është të duket në formë të përsosur”, ka thënë për mediat amerikane një burim i afërt me këngëtaren. 

“Çdo ditë vrapon dhe shkon në palestër, dhe në këtë e mbështet edhe i dashuri Jason Trawick. Ai kujdeset që të mos shkojë shpesh në Starbucks, ku blen ushqime me shumë kalori”, ka shtuar burimi. ./aktiv