Kosovën e pret kriza në 2013



FMN-ja ka shprehur vërejtje në lidhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës për rritjen e faturës së pagave si dhe rritjen e numrit të punëtorëve. 

“FMN-ja nuk është kundër rritjes së pagave dhe rritjes së efikasiteti. Ata kanë vërtetje rreth rritjes së faturës së pagave, si dhe rritjes së numrit të punëtorëve”, ka bërë të ditur një burim i afërt me FMN-në, për gazetën Kosova Sot. 

Sipas këtij burimi, FMN-ja i ka rekomanduar Qeverisë që nëse ata duan t’i rrisin pagat, duhet të zvogëlohet shërbimi i administratës, e cila është jashtëzakonisht e madhe. Përfaqësues të FMN-së gjatë diskutimeve kanë paraparë që kriza ta kaplojë Kosovën në fund të vitit 2013, deri në atë masë sa që Qeveria të mos jetë në gjendje t’i paguajë as pagat e shërbyesve publik. 

Këto vërejtje janë shprehur gjatë takimit të përfaqësuesëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar me përfaqësuesit kosovarë. /aktiv