“Mua, si Presidente të vendit, më dhemb kur edhe sot djemtë dhe vashat e Kosovës dalin nëpër rrugë për të demonstruar për synimet e veta politike, apo për të paraqitur ndonjë kërkesë, apo për të parashtruar ndonjë brengë”, është shprehur presidentja duke aluduar në protestat e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tha se nuk nuk është mirë për askënd që ende ne nuk kemi krijuar mekanizma të marrëveshjes, nuk kemi krijuar rrethana që jo rruga, por institucionet të jenë vendi ku gjendet zgjidhja.
“Kjo nuk më bën nder mua por edhe askujt tjetër, sepse ideali i të gjithë dëshmorëve ishte që Kosova e lirë të jetë vend i demokracisë, vend i promovimit të vlerave njerëzore dhe qytetare”, u shpreh ajo.