Raporti pasqyron gjendjen politike, që nga dorëheqja e presidentit Sejdiu në vitin e kaluar, pastaj rënien e Qeverisë dhe zgjedhjet, për të cilat thekson se kishin mangësi, si dhe përmend raportin e Këshillit të Evropës, i cili pretendon përfshirjen e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së në tregtinë me organe njerëzore.
Amnesty International citon raportet e BE-së, se sistemi vendor i drejtësisë mbetet i dobët dhe është subjekt i ndërhyrjeve politike. Grupi thotë se pakicat, në veçanti komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, ende po përballen me diskriminim në arsim, kujdes shëndetësor dhe banim, raporton REL. /