Iu deshën vetëm 25 sekonda lojë, që të shënoj gol kundër Shalkes.
Por ky gol, i Dejan Stankoviqit, që u la nën hije nga humbja e Interit, megjithatë u regjistrua në analet e Ligës së kampionëve.
Do të mbahet mend si goli i pestë më i shpejt në këtë garë
I pari në këtë listë është holandezi Roy Makay, i cili shënoi për 10 sekonda derisa po luante për Bayern Mynhen kundër Real Madridit.
Një vend më poshtë është braziliani Giberto Silva.
Atij iu deshën 20 sekonda për ta penalizuar ekipin holandez PSV.
I treti është ikona e Juventusit Alessandro Del Piero në takimin kundër Manchester United, duke shënuar për vetëm 12 të qindtat e sekondës më vonë.
Ndërsa në pozitën e katërt është Clarense Seedorf i cili në vitin 2005, shënoi pas 21 sekondave lojë kundër ekipit gjerman Schalke, i cili e turpëroi Interin të martën mbrëma .