35 miliard euro buxhet emergjent

alt

Parlamenti japonez miratoi sot një buxhet emergjent prej 4 trilion jenëve, apo rreth 35 miliard eurove, për sanimin e dëmeve pas cunamit të 11 marsit.
Kjo është shuma më e madhe që ndahet për punë publike në gjashtë dekada.
Vlerësohet se dëmet e deritanishme të katastrofës më të madhe natyrore arrijnë shumë prej 200 miliard eurove, prandaj ky shtet do të ketë nevojë edhe për paketa tjera buxhetore për të arritur sanimin e dëmeve.
Tërmeti prej nëntë shkallë të riterit që e goditi Japoninë, e vendosi këtë vend në krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, me 26 mijë të vdekur ose të zhdukur, dhe mijëra shtëpi të shkatërruara.