Kanë nisur kërkimet në Liqenin e Livoqit në afërsi të Gjilanit, për gjetjen e viktimave të vrara gjatë luftës në Kosovë.
Puna i është besuar zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dyshimet, se në këtë liqe artificial mund të ketë mbetje mortore kanë ardhur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur të Serbisë, të cilët edhe kanë kërkuar që të bëhet një hulumtim në atë vend.
Ata dyshojnë se këtu mund të ketë persona serbë të vrarë në këtë rrethinë, e që më pas mund të jenë hedhur në këtë liqe.
Kërkimet që kanë nisur për më shumë se tre orë, nuk kanë rezultuar me gjetjen e ndonjë mbetje mortore.
Operacioni e vet FSK-ja, është duke e kryer edhe me kamera nënujore.