Dialogu pranë marrëveshjes kornizë


Ka përfunduar edhe për këtë të mërkurë raundi i katërt i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, i cili do të vazhdojë për dy ditë. Ky takim është vlerësuar si më përmbajësori dhe më produktivi si nga shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ashu edhe nga Borko Stefanoviç udhëheqësi i delegacionit të Serbisë. Palët kanë pranuar se është arritur një afrim në temat, si: liria e lëvizjes, tregtia dhe komunikacioni. Edita Tahiri paralajmëroi se është shumë afër arritja e një marrëveshjeje kornizë. Nëse do të arrihet një marrëveshje kornizë për çështjet e lartpërmendura, atëherë pritet që ajo marrëveshje që t’u dërgohet dy qeverive për t’u mbështetur. Edhe nga ana e BE-së thuhet se atmosfera të mërkurën ishte konstruktive dhe pritet që po me këtë frymë edhe të vazhdohet dialogu. Borko Stefanoviç, tha se ka pasur mundësi që tashmë të arrihen disa marrëveshje, por për këtë është përgjegjëse edhe pala kosovare, e cila, sipas tij, po insiston në disa çështje që janë të lidhura me referimin ndaj statusit./aktiv