United hedh vështrimin tek Buffon


"The News of the World" thotë se Buffon është paraqitur si një opsion surprizë tek Manchester United, pasi këta të fundit dëshirojnë një zëvendësues të Edwin van der Sar. Edwin van der sar do të largohet nga futbolli në fund të sezonit me Manchester United. Drejtuesit e Juventusit nuk janë të kënaqur me paraqitjen e tij kohët e fundit dhe kanë menduar ta vënë atë në merkato në fund të sezonit. Familja e Buffon është fokusuar në Manchester gjatë kësaj kohe dhe disa miq të afërt me Buffon shprehen se ai dhe familja e tij po kërkojnë shtëpi në Manchester. /aktiv