De Rossi refuzon kontratën e Romës



Daniele De Rossi (As Roma)
Skautët e Manchesterave ai i United, Martin Ferguson dhe i Cityt, Hunt Barry janë duke monituruar hap pas hapi situatën e mesfushorit Daniele de Rossi në klubin romak.

Gazzetta dello Sport raporton se italianit De Rossi, marrëveshja me klubin romak i skadon në vitin 2012 dhe mesfushori nuk ka pranuar kushtet e klubit.

Poashtu zyrtarët e klubit romak nuk janë të gatshëm të ndyshojnë kontratën për De Rossin, dhe janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin për një ofertë të mirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson ka ndjekur personalisht ecurinë e karrierës së mesfushorit Italian, dhe atë e sheh si një zëvendësues potencial për veteran Paul Scholes.

Sipas uebfaqes së specializuar për transfere transfermarkt.de, vlera e De Rossit në tregun botëror është rreth 14.000.000 funte gjë që nuk do të paraqet problem për dy klubet e Manchesterit