Barcelona është kampion i Spanjës për sezonin 2010/2011. Katalanasve i mjaftoj barazimi i sotëm në udhëtim ndaj Levantes 1-1, që të shpallen edhe zyrtarisht kampion të Spanjës, 2 xhiro para përfundimit të kampionatit. Për Barcelonën ky është titulli i tretë radhazi nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa i 21-të në histori të këtij klubi.
Pa dyshim që Barça e meritoi titullin, pasi gjatë gjithë kampionatit ka ruajtur bindshëm vendin e parë, ndërsa këtë sezon shënoi edhe një rekord, pasi arriti të fitojë plotë 16 ndeshje radhazi. Për Barcelonën ky ndoshta nuk është trofeu i fundit, pasi gjendet edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Manchester United me 28 maj në Londër./Aktiv/