Fitorja e fundit e Liverpoolit ndaj Fulhamit në udhëtim me rezultat 5:2, ka treguar se “Të Kuqtë” janë në formën më të mirë të sezonit. Liverpooli fitonte derbit, derisa humbte ndeshjet me skuadra më të vogla. Kjo edhe i kushtoi duket Liverpoolit, që me gjasë nuk do të jenë në mesin e katër ekipeve që sezonin e ardhshëm marrin pjesë në Ligën e Kampionëve. Por, ajo që është e rëndësishme për këtë skuadër, është fakti se ata kanë gjetur rrugën e fitoreve të njëpasnjëshme.
17 gola në pesë takimet e fundit e bëjnë sulmin e skuadrës nga “Anfield” shumë të rrezikshëm dhe për më tepër e bëjnë këtë skuadër që të mendojë për një pozitë, që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Në pesë takimet e fundit, “Të Kuqtë” kanë shënuar katër fitore, ndërsa kanë barazuar në një takim në udhëtim tek Arsenali, që deri në atë ndeshje luftonte për titull të kampionit. Duke parë se në krye të klubit të Liverpoolit ka ardhur një njeri, i cili ka premtuar se do t’i kthejë “Të Kuqtë” në ‘binarë’, atëherë është e natyrshme që futbollistët e drejtuar nga Kenny Dalglish të mendojnë që së paku në sezonin e ardhshëm të jenë në mesin e atyre që luftojnë për pozitat e para dhe pse jo edhe për titull të kampionit.

Motivohen nga United
Duke parë se Manchester United, 99 % do ta fitojë titullin këtë sezon dhe do të bëhet skuadra më e suksesshme në ishull sa u përket titujve të fituar në Kampionatin anglez, futbollistët e Liverpoolit dëshirojnë që përsëri të bëhen më të suksesshmit në Angli. Ikona dhe legjenda e gjallë e Liverpoolit, Steven Gerrard, i ka paralajmëruar të gjithë kundërshtarët e tyre për sezonin e ardhshëm. Ky paralajmërim vjen sidomos për Manchester Unitedin, që të kenë kujdes sezonin e ardhshëm, pasi sipas tij, Liverpooli do të jetë i motivuar tej mase që të barazojë numrin e titujve të fituar me “Djajtë e Kuq”, nga 19.
“Është e dhimbshme nga ana jonë që të shikojmë se rekordi të cilin e kemi mbajtur për vite të tëra, tanimë po thyhet. Por, gjëja e mirë nga ana jonë është se ne jemi kthyer në ‘binarë’ dhe tani dëshirojmë që të jemi aty ku kemi qenë gjithmonë. Për këtë mos u brengosni”, i ka porositur Gerrard të gjithë fansat e Liverpoolit. “Ky është motivimi ynë, pasi që kur e dini se rivali juaj më i madh ju ka kaluar me tituj, atëherë ju motivoheni edhe më shumë. Ne prapë se prapë jemi më të suksesshmit në Angli për shkak të titujve në Evropë, por ne nuk mund ta lejomë epërsinë e titujve në Angli. Do të bëjmë gjithçka për ta arritur suksesin tonë”, përfundoi Gerrard.