Lëndohet Albin Kurti

Është lënduar lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ishte në krye të protestës për kundërshtimin e vizitës së përfaqësuesit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanovic.Anëtarë të Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se lideri i tyre është lënduar. Sipas informatave të Telegrafit, fytyra e Kurtit ishte e skuqur dhe njëri sy i ënjtur në protestën ku Policia e Kosovës ka përdorur edhe gazlotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.