Capello: Ky është kampionat i vërtetë

Capello: Ky është kampionat i vërtetë

Selektori i kombëtares angleze, italiani Fabio Capello, ka thënë se pas “Calciopolit” ky
ishte kampionati i vetëm i vërtetë.


Sipas Capelos, Milan është i vetmi ekip që e ka fituar një kampionat pa hile që pas “Calciopolit”, pas të cilit u shkatërrua një prej ekipeve më të forta jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë, Juventusi, e që në atë kohë drejtohej pikërisht nga Capello.
“Ky ishte kampionati i vetëm i vërtetë pas Calciopolit. Është e para herë që të gjitha ekipet u përforcuan për të qenë kompetitive. Prandaj, titulli që po e fiton Milani vlen shumë. Kuqezinjtë bënë blerje të mëdha, Ibrahimoviçin dhe Robinhon, dhe vepruan me zgjuarsi edhe në afatin kalimtar të janarit, duke angazhuar Van Bommel dhe Cassanon”, tha Capello.