Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave “BMW”, versionin e ri, GT versionin e prodhuar sipas modelit të serisë 5 GT, do ta emërtojë seria 4. Modeli i ri në versionin koncept, premierë do të prezantohet në sallonin e sivjetshëm të automobilave në Frankfurt. Emri i ri do të duhet të rrisë dallimin nga versioni i tanishëm seria 3 dhe modelit të ri.
Të themi se ky automobil në fakt do të bazohet në gjeneratën e re të modelit, përkatësisht në versionin limuzinë dhe karavan të cilat në treg do të paraqiten gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket vet automobilit, ky model do të ndjekë formulën e serisë 5 GT. Pra, forma e karrocerisë e “crossover-it” do të jetë ndërmjet limuzinës dhe karavanit, pajisjet më të pasura, pozita më e ngritur e ulëseve prapa etj..
Më tutje, blerësit do të mund të zgjedhin modelet me tri ulëse të pasme apo dy ulëse individuale, ndërsa në kapakun e bagazhit do të jetë e mundur të hapet vetëm xhami për manovrim me bagazhin më të vogël. Arritja e serisë 4 të BMW-së në treg do të pres së pari lansimin e serisë së re 3 e pastaj do të lëshohet ky model. Po ashtu, burime të caktuara pohojnë se oferta e kësaj veture do të plotësohet sikurse edhe modeli i serisë 3.