Berlusconi 30 milionë për Ribery


Milani ka përgatitur një ofertë marramendëse për Franc Ribery me të cilën dëshiron të vë në provë durimin e Bayern Munchen për mesfushorin francez.
"Corriere dello Sport" shkruan se Ribery është i gatshëm të largohet nga Bayerni pas një sezoni zhgënjyes dhe Milani tashmë është në kontakte me francezin.
Kuqezinjtë besojnë se ata mund ta sigurojnë Ribery për 30 milionë, edhe pse janë të gatshëm të ofrojnë edhe 35 milionë për mesfushorin.
Presidenti Silvio Berlusconi, iu ka premtuar fansave një nënshkrim të madh këtë verë dhe Ribery mund të jetë njeriu i duhur.