Arsenali, kundërshtar i Shkëndijës?


Kampioni i ri i Maqedonisë, ekipi shqiptar i Shkëndijës nga Tetova, mund të ballafaqohet me Arsenalin në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së kampionëve.
Tifozët shqiptarë të Arsenalit, megjithëse u dëshpëruan për renditjen e ekipit të tyre, ata kanë një arsye për t’u gëzuar. Ka gjasa që pas tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, skuadra kampione e Shkëndijës mund të ballafaqohet me ekipin e Arsene Wenger.
Arsenali ka zënë vendin e katërt në renditjen e Premier League, pozitë kjo që e detyron të luajë në kualifikime për të vazhduar garën në garën më të rëndësishme në futbollin e Evropës.
Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës ka vazhduar dominimin e skuadrave shqiptare në kampionatin e Maqedonisë në futboll.
Shkëndija është vetëm skuadra e dytë shqiptare që fiton titullin e kampionit të Maqedonisë. Edicionin e kaluar 200910 kampion doli Renova e Xhepçishtës.